Ndërlidhjet

BEOGRAD


Parlamenti i Serbisë ka konstatuar sot se Serbia është trashëgimtare e bashkësisë shtetërore Serbi - Mali i Zi, dhe se ka trashëguar edhe subjektivitetin juridio-ndërkombëtarë dhe dokumentet ndërkombëtare duke përfshirë edhe rezolutën 1244 për Kosovën. Për këtë vendim kanë votuar 126 deputetë të koalicionit qeverisës dhe të Partisë Socialiste të Serbisë. Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e partive opozitare, të asaj radikale dhe demokratike. Ndërkohë, parlamenti ka udhëzuar të gjitha institucionet shtetërore të kompletojnë procesin e shtetësisë brenda 45 ditëve.
XS
SM
MD
LG