Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Rusia askujt nuk do t'i njohë të drejtën të bëhet arbitër dhe të thotë se cila zgjidhje për Kosovën është e mundur dhe cila jo, sepse kjo do të shkaktonte kaos në të drejtën ndërkombëtare", ka deklaruar ambasadori rus në Beograd, Aleksander Aleksejev. Kosova ka thënë ai, nuk është rast unik për të cilin duhet zgjidhje unike, sepse ky do të ishte precedentë, dhe ka shtuar se Moska nuk konsideron se qështja e Kosovës duhet të zgjidhet në afate kohore që dikush i ka përcaktuar. Duke folur në temën "Prioritetet e politikës së jashtme ruse në Ballkan, ambasadori Aleksejev ka kontestuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda vitit 2006".
XS
SM
MD
LG