Ndërlidhjet

ZVEQAN


Gjatë mitingut të protestës së sotshme të serbëve në Zveqan, kryetari kësaj komune, Dragisha Miloviq, ka thënë se përfaqësuesit serb të katër komunave të veriut të Kosovës kanë marrë vendim që të ndërprehen të gjitha lidhjet me Institucionet e përkohshme të Kosovës. Ai ka kërkuar që në veriun e Kosovës të stacionohet policia serbe, siç tha ai, për të mbrojtur popullatën serbe. Ndërkaq, me 3 kryetarë të komunave të veriut të Kosovës, sot në Zveqan është takuar zëvendësshëfi i Misionit të Kombeve të Bashkuara për
Kosovës, Steven Shook. Ai ka deklaruar se nuk është biseduar rreth vendimit të përfaqësuesve serb, por për një pragram për të sjellë më shumë serbë në stacionet e policisë dhe komandantë të këtyre stacioneve të policisë.
XS
SM
MD
LG