Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka deklaruar se në rastin e zgjidhjes së statusit të Kosovës për të cilin pohon se është në rrugë të sigurtë drejt pavarësisë, Mali i Zi duhet të jetë shembull që duhet pasuar.
Në takimin kushtuar pozitës së pakicave në Kosovë dhe ardhmërisë së Mitrovicës, që është mbajtur në Beograd, Sonja Biserko ka thënë se nga elita qeveritare në Serbi duhen pritur obstruksione rreth Kosovës me metodat tashmë të njohura.
"Në qarkullim sërish është ndarja e Kosovës, që mbështetet nga Dobrica Qosiç, ndërsa obstrukcion tjetër është kërcënimi me eksod i serbëve nga enklavat", ka thënë Biserko, për të shtuar se statusi i tashëm i Mitrovicës është përgatitje për ndarjen e Kosovës.
"Nëse kjo ndodh, kjo do të jetë një bombë e kurdisur për këtë pjesë të Ballkanit, sepse parimi etnik i zgjidhjes së problemeve ka dhënë rezultate katastrofale", tha Sonja Biserko.
Në këtë takim kanë marrë pjesë intelektualë dhe analistë nga Kosova dhe Serbia.
XS
SM
MD
LG