Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Propozimet e bashkësisë ndërkombëtare për Iranin në shkëmbim të pezullimit të pasurimit të uraniumit kanë disa pika pozitive, por dhe disa paqartësi, deklaroi Ali Larixhani, kreu i ekipit negociator iranian.
Larixhani i bëri këto komente pasi paketa me propozimet përkatëse iu dorëzua Teheranit zyrtar nga shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana.
"Ne kishim biseda konstruktive. Ata paraqitën propozimet të cilat kishin disa anë pozitive, por dhe disa paqartësi që duhen hequr", tha Larixhani.
Oferta në fjalë është pjesë e marrëveshjes mes pesë vendeve anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit plus Gjermaninë.
Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani synon të prodhojë armë bërthamore dhe nuk po i përdor programet për qëllime paqësore civile.
XS
SM
MD
LG