Ndërlidhjet

STRASBOURG


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e bëri publik një raport, ku qeveri evropiane implikohen për "marrëveshje të fshehtë të qëllimshme apo të pakujdeshme" me SHBA në arrestimin dhe transferimin e fshehtë të të dyshuarve për terrorizëm.
Raporti e implikon Bosnjen, Britaninë, Italinë, Maqedoninë, Suedinë, Gjermaninë, Turqinë, Poloninë, Rumaninë, Spanjën, Qipron, Irlandën, Portugalinë dhe Greqinë.
Disa vende akuzohen për "përgjegjësi të shkallës së ndryshme" në shkeljen e të drejtave të njeriut.
Kryeministri Blair ka reaguar pas raportit:
"Raporti i Këshillit të Evropës nuk i shton asgjë të re informacioneve që i kemi", tha Blair.
XS
SM
MD
LG