Ndërlidhjet

TOKIO


Ministri i Jashtëm iranian Manucher Mottaki tha se Irani do ta "shqyrtojë seriozisht" paketën e stimuleve të Perëndimit, për t'i dhënë fund kontestit lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
Mottaki i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me homologun japonez Taro Aso.
Dje, shefi i diplomacisë së BE-së Javier Solana ua dorëzoi zyrtarëve iranianë paketën e propozimeve, për të cilën tha se përmban "hapa pozitivë", por edhe "ambiguitete".
Presidenti amerikan George Bush tha se është i inkurajuar nga përgjigja e Iranit ndaj propozimeve të 6 fuqive botërore, që Teherani të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
"Ne do të shohim nëse iranianët do ta marrin seriozisht ofertën. Ata duhet ta bëjnë zgjidhjen. Unë kam thënë se Shtetet e Bashkuara do të ulen në tavolinë kur ata do të jenë të gatshëm t'i pezullojnë aktivitetet e pasurimit të uraniumit në mënyrë të verifikueshme", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG