Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte ka kërkuar t'i jepet pushtet i nevojshëm për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte kudo ku gjenden, pasi vendet e Ballkanit kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë. Del Ponte i ka shtruar këto kërkesa para Këshillit të Sigurimit, derisa ka shtuar se është humbje kohe të përpiqesh të bindësh Beogradin për arrestimin e Mlladiçit.
Del Ponte ka denoncuar mosbashkëpunimin e strukturave civile dhe ushtarake në Beograd për arrestimin e kriminelëve. Ajo ka kritikuar dhe Rusinë për mosarrestimin e Vlastimir Gjorgjeviç, i akuzuar për krime në Kosovë.
Lidhur me Kosovën kryeprokurorja tha se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ka pranuar t'i ofrojë dokumenta dhe dëshmitarë lidhur me krimet e dyshuara se janë kryer nga shqiptarët.
XS
SM
MD
LG