Ndërlidhjet

BERLIN


Një anketim i bërë nga gazeta gjermane "Bild" ka konkluduar se favoriti numër një për të fituar titullin e kampionit botëror në futboll është Brazili. Kështu kanë pohuar 44% e të anketuarve.
Ekipet që mund të befasojnë për të mirë, sipas kësaj ankete janë Bregu i Fildishtë, ku luan Didier Drogba, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Australia.
Por i këtij mendimi nuk është futbollisti i njohur i Paraguajit, Santa Kruz i cili ka deklaruar se favoriti kryesor për të fituar titullin është Anglia.
Ndërkaq futbollisti i njohur brazilian Kafu ka kremtuar ditëlindjen e 36-të dy ditë para fillimit të kampionatit. Ai ka lindur më 7 qershor të vitit 1970 pikërisht në çastet kur Brazili zhvillonte takim në kampionatin botëror me Anglinë, që atë botë e kishte mundur me rezultat 1 me 0.
Babai i Kafus pas lindjes kishte deklaruar se lindi një futbollist i madh.
XS
SM
MD
LG