Ndërlidhjet

BAGDAD


Është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Bagdadit, udhëheqësi i rrjetit terrorist, Al Kaida në Irak, Abu Musab Al Zarkavi. Vrasjen e ka konfirmuar kryeministri irakian, Nuri Al Maliki, duke thënë se operacioni u krye në bashkëpunim më forcat amerikane dhe qytetarët e Irakut. "Ky është një mesazh për të gjithë ata që praktikojnë dhunën, vrajset dhe shkatërrimet, se duhet të ndalen, të mendojnë para se të bëhet vonë. Ne kemi bërë betimin dhe do të shkojmë deri në fund të luftës kundër vrasësve dhe terroristëve", ka thënë kryeministri Nuri al Maliki. "Identifikimi i trupit të Al Zarkavit, është bërë në bazë të shenjave të gishtërinjëve", ka thënë komandanti i forcave amerikane në Irak, Xhorxh Kejzi. " Forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni do të vazhdojnë të ndjekin terroristët që kërcënojnë popullin irakien, përderisa terrorizmi në Irak të çrrënjoset", tha gjenerali Kejzi.
Po sot, në incidente të ndara në Irak janë vrarë 12 njerëz dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG