Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka hedhur poshtë në tërësi vlerësimin e kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë, Carla Del Ponte, për, sic thuhet, mungesën e bashkëpunimit të UNMIK-ut me këtë Tribunal.
Zëdhënësi Niraj Singh, tha se në raportin e Kryetarit të Tribunalit, të prezantuar në Këshillin e Sigurimit të KB, nuk është ngritur asnjë shqetësim mbi bashkëpunimin e UNMIK-ut me Tribunalin. “Kryeprokurorja e Tribunalit ka bërë disa akuza të pabaza kundër UNMIK-ut, vecanërisht lidhur me rastin e ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinajt”, tha Singh.
Në një komunikatë për opinion, administrata ndërkombëtare rikujton se akuza të tilla ka pasur edhe më parë nga ana e kryeprokurores, por në secilin rast, Dhoma e Apeleve ka vlerësuar se UNMIK-u është duke i përmbushur obligimet që ka mbi këtë cështje me përgjegjësi dhe se nuk i ka bërë favore të posacme zotit Haradinaj.
XS
SM
MD
LG