Ndërlidhjet

BERLIN


Në ndeshjen e nesërme të Kampionatit Botëror të Futbollit, Gjermania nuk do të mund të llogarisë në kapitenin e saj Mihael Ballack, pas lëndimit që ai mori në ndeshjen miqësore. Traineri i kombëtares gjermane Jyrgen Klinssman tha se Ballack është i lënduar, por shpreson të aftësohet deri në takimin tjetër.
Nderkaq mesfushori anglez Steven Gerrard ka 50% gjasa që të luajë kundër Paraguajit. Kapiteni i Liverpullit nuk luajti në kampionatin në vitin 2002 për shkak të një lëndimi. Por David Beckham sot shfaqi kënaqësinë që Steven Gerrard dhe Wejn Rooney morën pjesë në stërvitje. Traineri Sven-Goran Erikkson tha se Rooney më nuk ka lëndime, por nuk sqaroi se kur do të mund të luajë sulmuesi i Manchester United-it. Po sot, gjykata e Disseldorfit e ka ndaluar protestën e një partie neonaziste. Gjykata tha se protesta do ta "dëmtonte përgjithmonë imazhin e Gjermanisë"
XS
SM
MD
LG