Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm ajror në veri të Bagdadit,është vrarë sot udhëheqësi i rrjetit terrorist, Al Kaida në Irak, Abu Musab Al Zarkavi. Vrasjen e ka konfirmuar kryeministri irakian, Nuri Al Maliki, duke thënë se operacioni u krye në bashkëpunim më forcat amerikane dhe qytetarët e Irakut. "Ky është një mesazh për të gjithë ata që praktikojnë dhunën, vrajset dhe shkatrrimet, se duhet të ndalen, të mendojnë para se të bëhet vonë. Ne kemi bërë betimin tonë dhe do të shkojmë deri në fund të luftës kundër vrasësve dhe terroristëve", tha al Maliki.
Po sot, në incidente të ndara në Irak janë vrarë të paktën 30 njerëz dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG