Ndërlidhjet

BERLIN


Nesër fillon Kampionati Botëror në Futboll me ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Kosta Rikas. 32 ekipe nga mbarë Bota, të ndarë në 8 grupe do të luajnë në rrethin e parë që përfundon me 23 qershor.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shfaqi shpresën se Kampionati do të mundësojë që Gjermania të tregojë se është e aftë për shfaqje të nivelit të lartë, si brenda ashtu dhe jashtë fushës.
Në qytetetin Ofenbah, sot rreth 25 mijë njerëz e kanë ndjekur stërvitjen e kombëtares së Brazilit, ku trajneri Karlos Alberto Perira organizoi një meç për të impresionuar tifozët e shumtë.
Ndërkohë, ish kapiteni i kombëtares franceze, Mishel Platini ka thënë se Brazili ka gjasa reale për ta rifituar Kupën e Kampionëve.
XS
SM
MD
LG