Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia ka zhbllokuar sot në orët e mëngjesit hyrjet e selisë së UNMIK-ut, të cilat i kishte bllokuar Lëvizja "Vetëvendosje" një ditë më parë. Me këtë rast janë arrestuar dhjetëra aktivistë të lëvizjes. Kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka thënë se pavarësisht ndalimit të protestës, ata do ta bëjnë këtë në forma të ndryshme. Ndërkaq, kryeadministratori, Soren Jesen Petersen, duke komentuar protestat ka thënë se ato nuk janë në interes të Kosovës dhe se asaj që po bën "Vetëvendosja" i gëzohen vetëm armiqtë e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG