Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari I posaçëm I Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari, arrin sot për një vizitë triditëshe në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfaqësusit e pakicës kombëtare serbe dhe pakicave të tjera. Vizitën e tij në Kosovë, zoti Ahtisaari do ta përmbyllë me takimet që do të zhvillojë në Mitrovicë, me udhëheqësit shqiptarë dhe ata serbë të këtij qyteti. Qëllimi kryesor I kësaj vizite do të jetë njohja nga afër me punën që është bërë në bisedimet e zhvilluara në Vjenë mbi decentralizimin, trashëgiminë kulturore dhe cështje të ekonomisë.
XS
SM
MD
LG