Ndërlidhjet

BANJA LUKA


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica ka deklaruar respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshi atë të Dejtonit dhe rezolutën 1244 për Kosovën.
Koshtunica i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Republikës serbe të Bosnjës, Dragan Çaviç. Ky i fundit gjithashtu shprehu mbështetjen për marrëveshjen e Dejtonit.
Së fundi në Republikën serbe të Bosnjës ka pasur nisma, për të vendosur me referendum mbi të ardhmen e tyre. Kryeministri i serbëve të Bosnjës Dodik, ka thënë se referendumi për shkëputje mund të ndodhë nëse Kosova fiton pavarësinë.
XS
SM
MD
LG