Ndërlidhjet

MOSKË


I akuzuari për krime lufte kundër boshnjakëve në rajonin e Foçës, Dragan Zhelenoviq është ekstraduar sot nga autoritetet ruse për në Bosnje. Ekstradimin e ka konfirmuar ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
"Zhelenoviq është arrestuar kohë më parë për kalim ilegal të kufirit me Rusinë. Bazuar në akuzën e Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, ai iu është dorëzuar autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës", tha ministri jashtëm Lavrov.
Ekstradimi i Zhelenoviqit vjen disa ditë pasi kryeprokurorja Carla Del Ponte ka akuzuar autoritetet ruse për vonimin e ekstradimit të tij.
Zyrtarët boshnjakë vendosën po sot për dërgimin e menjëhershëm të Zhelenoviqit në Hagë.
XS
SM
MD
LG