Ndërlidhjet

UASHINGTON


Irani ka vetëm disa javë në dispozicion dhe jo muaj, për të hequr dorë nga programet për pasurimin e uraniumit.
Presidenti amerikan Bush i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp me kryeministrin danez, Anders Fogh Rasmusen.
"I kemi dhënë iranianëve një periudhë të kufizuar kohe, javë dhe jo muaj, për të analizuar propozimin tonë për të ecur përpara. Dhe nëse ata zgjedhin rrugën e moslejimit të kontrolit ndërkombëtar mbi programet e tyre bërthamore, atëherë do pasojnë masat e Këshillit të Sigurimit", tha Bush.
Në të njëjtën konferencë shtypi presidenti Bush tha se dëshiron ta boshatisë burgun në Guantanamo, duke i dërguar në vendet e origjinës një pjesë të të burgosurve dhe të tjerët duke i nxjerrë përpara drejtësisë amerikane.
XS
SM
MD
LG