Ndërlidhjet

KAJRO


Ali Larixhani, kryenegociatori i Iranit në bisedimet për programet bërthamore ka kërkuar nga vendet myslimane që të zhvillojnë programe bërthamore.
Larixhani i bëri këto komente në Kajro, para takimit me ministrin e jashtëm të Egjiptit.
Në Teheran shefi i diplomacisë iraniane, Mançur Motaki tha se Irani do t'i paraqiste bashkësisë ndërkombëtare ofertën e vet lidhur me programet bërthamore.
Motaki shtoi se oferta iraniane mund të jetë një variant i propozimeve të bëra nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia ose një paketë plotësisht e re.
XS
SM
MD
LG