Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


I dërguari i KB në bisedimet për statusin, Marti Ahtisaari sot e përmbyll vizitën 3-ditore në Kosovë.
Ai takoi mëngjesin e sotëm kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Mursel Ibrahimi, dhe ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili e ka njoftuar z. Ahtisaari me planin e fundit për Mitrovicën.
Ahtisaari ka kërkuar që të ecet më tutje me planin e decentralizimit, duke shtuar se ky është një proces që do të sigurojë një jetë të përshtatshme si shumicës, ashtu dhe pakicës në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në pjesën veriore të qytetit, Ahtisaari pritet të takojë përfaqësuesin e qendrës koordinuese serbe për Mitrovicën, Momir Kasaloviç dhe kryetarin e Këshillit Naciona serb Millan Ivanoviq.
Në fund të vizitës së Marti Ahtisaarit në Kosovë është paraparë një konferencë për shtyp.
XS
SM
MD
LG