Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë thanë se 3 të burgosur të dyshuar për terrorizëm, kanë kryer vetëvrasje në burgun Guantanamo.
Kjo është hera e parë pas 3 vjetëve që të burgosurit ndërmarrin një akt të këtillë.
Dy sauditët dhe shtetasi i Jemenit u gjetën të vdekur dje pasi kishin varë veten me rroba dhe çarçafë.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush ka shfaqur "brengosje serioze" për vdekjet, dhe ka kërkuar që kufomat të trajtohen në mënyrë humane.
Komandanti i qendrës, kundëradmirali Harry Harris i përshkroi vetëvrasjet si akte të koordinuara luftarake kundër Shteteve të Bashkuara.
Amnesty International ka sugjeruar se vetëvrasjet janë pasojë e mbajtjes pa afat së të burgosurve në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG