Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin final, Marti Ahtisari, ka përfunduar vizitën tri ditëshe në Kosovë me takimet që ka zhvilluar në pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës. "Zgjidhja e qështjes së Mitrovicës do të hyjë në kuadër të decentralizimit , proces ky që nuk ka përfunduar ende", ka thënë Ahtisari. Ai ka takuar kryetarin e Komunës, Mursel Ibrahimin dhe ish kryeministrin, Bajram Rexhepi, të cilët e kanë njoftuar atë me mundësinë e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në veri të qytetit. Ndërkaq, kryenegociatori Ahtisari ka kërkuar nga serbët e veriut që të mos paragjykojnë krimet para se të bëhen hetimet. Kreu i Këshillit Nacional serb ka thënë se "lidhjet tona me Institucionet e Kosovës do të mbesin të shkëputura derisa të mos ketë stabilitet afatgjatë të situatës së sigurisë".
XS
SM
MD
LG