Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë thanë se 3 të burgosur të dyshuar për terrorizëm, kanë kryer vetëvrasje në burgun Guantanamo. Kjo është hera e parë pas 3 vjetëve që të burgosurit ndërmarrin një akt të këtillë. Dy sauditët dhe shtetasi i Jemenit u gjetën të vdekur dje pasi kishin varë veten me rroba dhe çarçafë. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush ka shfaqur "brengosje serioze" për vdekjet, dhe ka kërkuar që kufomat të trajtohen në mënyrë njerëzore. Komandanti i qendrës,kundëradmirali Harry Harris i përshkroi vetëvrasjet si akte të koordinuara luftarake kundër Shteteve të Bashkuara. "Ata janë të mençur, kreativ dhe të përkushtuar.Ata nuk kanë rrespekt as për jetën e tyre dhe as tonën. Unë besoj se ky nuk ka qenë akt i dëshpërimit por akt i koordinuar në luftën kundër nesh" tha kundëradmirali Harris.
Amnesty International ka sugjeruar se vetëvrasjet janë pasojë e mbajtjes pa afat së të burgosurve në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG