Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari ka deklaruar se vendimet e njëanshme për statusin final të Kosovës nuk janë të përshtatshme për procesin negociator. Në fund të vizitës së tij treditëshe në Kosovë, Ahtisari ka thënë se është e rëndësishme, që të mbahen të bashkuara rreth parimeve kryesore të Grupit të Kontaktit vendet anëtare të këtij grupi. Ndërsa zgjidhja e çështjes së Kosovës, sipas Ahtisarit nuk mund të jetë precedent për asnjë vend tjetër në botë.Ndryshe, i dërguari i dërguari i OKB-së për statusin, mëngjesin e sotëm ka vizituar për herë të parë Mitrovicën. Pasi ka takuar shqiptarët dhe serbët, Ahtisari ka thënë se zgjidhja e problemit të qytetit të ndarë do të gjendet në kuadër të pakos së decentralizimit.
XS
SM
MD
LG