Ndërlidhjet

NYRNBERG


Rreth 1 mijë hebrenjë, politikanë dhe disident iranian kanë protestuar sot në qytetin gjerman të Nyrnbergut kundër paralajmërimeve të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad se do të vizitojë ekipin e Iranit që merr pjesë në Kampionatin Botrorë në Futboll. Kreu i grupit gjermano – hebrej, Majkell Fridman e ka krahasuar Ahmadinexhadin me regjimin e Hitlerit. "Kemi arritur në pikën ku presidenti iranian po shëndrohet në një simbol të ri të lëvizjes naziste në Gjermani dhe Evropë. Nazistët në Gjermani e kanë mirëpritur ardhjen e tij dhe me padurim presin që ai të vie.Ideologjia e tij është me e keqja pas Hitlerit", ka thënë Fridman. Ndryshe, presidenti iranian Ahmadinexhad ka paralajmëruar kohë më parë vizitën e tij në Gjermani pa dhënë detaje rreth planit. Përkundër reagimeve, qeveria gjermane ka thënë se lideri iranian është i mbrojtur me statusin e e tij diplomatik.
XS
SM
MD
LG