Ndërlidhjet

MITROVICË


Kuvendi Komunal i Zubin Potokut, në këto çaste pritet të fillojë seancën e jashtzakonshme, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të miratohet vendimi për ndërprerjen e çdo forme të kontakteve me institucionet e Kosovës.
Komuna e Zubin Potokut dhe ajo e Leposaviqit e kanë përkrahur në parim vendimin e Kuvendit Komunal të Zveçanit, të miratuar më 2 qershor, për të ndërprerë çdo komunikim me institucionet vendore dhe UNMIK-un, si dhe për të shpallur "gjendjen e jashtzakonshme" në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG