Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka konfirmuar sot se që nga fundi i qershorit, do të largohet nga misioni në Kosovë.
“Pas gati dy vjet pune në Kosovë, tash është koha t’i bashkohem familjes sime në Uashington D.C”, ka thënë Jessen Petersen. “Fati i Kosovës është i qartë. Ndërkaq kursi i saj drejt një shoqërie demokratike dhe shumë-etnike më shumë se kurdoherë është në duart e mira të njerëzve dhe udhëheqësve politikë të zgjedhur të Kosovës”, tha Jessen-Petersen, duke besuar se Kosova do të ketë në këtë rrugë dhe mbështetjen e UNMIK-ut dhe KFOR-it. Gjatë një konference për media, Petersen u ka dërguar mesazhe liderëve kosovarë, që të vazhdojnë punën deri në realizimin e ëndrrës së madhe të Kosovës.
XS
SM
MD
LG