Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka pranuar vendimin e zotit Jessen Petersen për t'u larguar nga detyra e shefit të UNMIK-ut.
Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Radion Evropa e Lirë, Brandon Varma, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Më tej ai ka shtuar se Annan shpreh keqardhjen për largimin e zotit Jessen Petersen pasi ai ka bërë një punë të shkëlqyer në Kosovë.
Lidhur me pasardhësin e zotit Jessen Petersen, Varma tha se po vazhdon procesi i përzgjedhjes, derisa "të gjitha opcionet janë në tryezë." Ai për radion "Evropa e Lirë" nuk përjashtoi opcionin e një ushtruesi të detyrës deri në fund të misionit të UNMIK-ut, duke pasur parasysh se misioni i është afruar përmbylljes.
XS
SM
MD
LG