Ndërlidhjet

PRAGË


Kryqi i Kuq Ndërkombëtar do të dërgojë një ekip në burgun e Guantanamos pas vetvrasjes së tre të burgosurve.
Zëdhënësja e kësaj organizate, Antonela Notari tha se delegacioni i Kryqit të Kuq nuk do të hetonte vetvrasjet, por do diskutonte incidentin me të burgosurit.
Departamenti i Shtetit është distancuar gjatë ditës nga deklarata e fundjavës e një diplomateje amerikane që i kishte cilësuar vetvrasjet si mjet për të fituar popullaritet. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormak tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth vdekjeve në fjalë.
XS
SM
MD
LG