Ndërlidhjet

logo-print

GAZA


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas akuzoi Izraelin se po përfshihet në terrorizëm shtetëror. Komentet erdhën pas vrasjes së sotme të 11 njerëzve në Rripin e Gazës nga sulmet ajrore izraelite.
Nëntë nga viktimat ishin civilë, dy ishin anëtarë të Xhihadit Islamik.
Nga ana tjetër kryeministri izraelit, Ehud Olmert i deklaroi parlamentit britanik se ka miratuar një sasi armatimi për forcat e sigurisë pro presidentit Abbas.
XS
SM
MD
LG