Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Më shumë se 40 mijë forca irakiane dhe amerikane, sot janë angazhuar në shtypjen e kryengritësve në Bagdad, në një nga operacionet më të mëdha prej luftës së vitit 2003.
Dje, Al-Kaida në Irak u kërcënua me hakmarrje për vdekjen e liderit të saj Abu Musab al-Zarqawi.
Po dje, presidenti amerikan George Bush bëri një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad, ku u zotua se do të qëndrojë pranë qeverisë irakiane derisa ajo të mund të mbrohet vetë.
Kryeministri Nuri-al-Maliki i tha presidentit Bush se qeveria është e përcaktuar t'i mundë kryengritësit.
Po dje, të paktën 36 njerëz e humbën jetën në sulmet e ndryshme në Irak.
XS
SM
MD
LG