Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Shqiptarët e Kosovës dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë që të sigurojnë progres drejt përcaktimit të ardhmërisë së Kosovës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i KB, Kofi Annan.
Në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit, Annan tha se asnjëra palë nuk do të përfitojë nëqoftëse nuk tregon më shumë gatishmëri për koncesione në bisedimet që po zhvillohen në Vjenë.
Në raport, Kofi Annan thotë se serbët e Kosovës vetëm e lëndojnë veten duke refuzuar të mos u bashkangjiten institucioneve qeverisëse të Kosovës.
"Mbetja jashtë institucioneve nuk do t'u sjellë komuniteteve të tyre asnjë përfitim, dhe në fakt ndikon negativisht në aftësinë e tyre për të bërë përmirësime kuptimplota në jetërat e komuniteteve të veta", ka thënë Koffi Annan.
Mosgatishmërinë e serbëve për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, Annan e ka vlerësuar si "pengesë gjithnjë e më të madhe" në plotësimin e standardeve.
Duke bërë thirrje për nevojën e zbatimit të standardeve në Kosovë, Annan ka lëvduar përpjekjet e kryeministrit Agim Çeku për shpejtimin e këtij procesi, dhe i ka bërë thirrje qeverisë që pa kurrfarë vonese të merret me sfidat në zbatimin e standardeve.
XS
SM
MD
LG