Ndërlidhjet

MOSKË


Liderët e Abkazisë dhe Asetisë Jugore në Gjeorgji dhe të Trandishter në Moldavi kanë nënshkruar deklaratën për bashkëpunim në përpjekjet për jetësimin e pavarësisë. Ata kanë thënë se pas pavarësimit të Malit të Zi dhe mundësisë që dhe Kosova të bëhet e pavarur dhe ata duhet ta gëzojnë këtë të drejtë.
"Mendoj se nga pikëpamja ligjore Abkazia dhe gjithë republikat që kanë përfaqësues në këtë takim kanë më shumë arsye për t'u njohur ndërkombëtarisht. Ajo që nuk kuptoj janë standardet e dyfishta, dikujt i lejohet pavarësia e dikujt jo" tha Sergei Bagapsh, përfaqësues i Abkazisë.
Në dokumentin e nënshkruar në qendrën e Abkazisë, Suhumi pjesëmarrësit kanë konfirmuar kundërshtimin e largimit të forcave ruse nga këto territore, pasi sipas tyre janë garanci stabiliteti.
XS
SM
MD
LG