Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti Bush i ka premtuar qeverisë irakiane gjatë vizitës së tij të djeshme në Irak se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomisë irakiane.
Bush gjatë një konference të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë tha se qeveria e re irakiane është e vendosur për të qenë e suksesshme.
"Ishte kënaqësi të takohesha drejtpërdrejt me kryeministrin irakian. Pashë forcën e karakterit të tij dhe vendosmërinë e thellë për të arritur sukses në ndërtimin e një vendi që do jetë i aftë të vetqeveriset e të vetmbrohet", tha Bush.
Më tej presidenti amerikan shtoi se forcat e koalicionit dhe ato vendase kanë informacione të reja nga shërbimet e zbulimit që do t'i ndihmojnë të luftojnë kryengritësit.
Bush duke folur për burgun në Guantanamo theksoi se do të donte ta mbyllte atë.
XS
SM
MD
LG