Ndërlidhjet

COLOMBO


Policia tha se të paktën 58 njerëz e humbën jetën dhe rreth 40 u plagosën kur një autobus hasi në minë tokësore në Sri Lankë.
Agjencia Reuters njoftoi se ky është incidenti më i rëndë prej armëpushimit të vitit 2002.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Më parë, për sulme të ngjashme kundër autobusëve të ushtrisë, armata ka akuzuar Tigrat Tamilë.
XS
SM
MD
LG