Ndërlidhjet

DORTMUND


Policia ka arrestuar rreth 300 huliganë gjermanë dhe polakë, që u përleshën para fillimit të ndeshjes së dy kombëtareve. Telashet filluan kur policia u përpoq t'i arestojë rreth 40 huliganë gjermanë në një bar, të cilët u përgjigjën duke hedhur shishe dhe karrike mbi policët.
Ndeshjen e fitoi Gjermania 1:0.
Më herët, Spanja mundi Ukrainën 4:0, ndërsa Tunizia dhe Arabia Saudite luajtën baraz 2:2.
Sot, në ditën e 7 të Kampionatit Botëror të Futbollit, ndeshen Ekuadori-Kostarika, Anglia-Trinidad dhe Tobago, ndërsa në mbrëmje Suedia-Paraguaji.
XS
SM
MD
LG