Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi i parë i shefit të UNMIK-ut, Steeven Shook është kthyer sot në Prishtinë, pas një vizite dy ditëshe që i bëri Beogradit. Ai tha se me autoritetet në Beograd ka biseduar në lidhje me zbatimin e protokolit për kthimin e të zhvendosurve si dhe për privatizimin. “Kemi pak kohë për të biseduar, sepse janë disa enklava serbe dhe disa gjëra tjera të cilat presin për privatizimin”, tha Shook, duke shtuar se kjo ishte një vizitë e mirë për të ardhmen e ekonomisë së Kosovës, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Zëvendëskryeadministratori Shook tha se bisedimet me Beogradin do të vazhdojnë edhe javën tjetër.
XS
SM
MD
LG