Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në Bruksel sot fillon takimi i shefave të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet ardhmëria e Kushtetutës evropiane. Pritet që Austria, si kryesuese e radhës e BE-së, të kërkojë nga vendet anëtare që vitit 2009 të jetë afati i fundit për zgjidhjen e çështjes së kushtetutës. Gjithashtu pritet që në fund të takimit dy-ditor të miratohet edhe një deklaratë për Ballkanin Perëndimor. Në prag të hapjes së takimit, presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, bëri të ditur se pas Bullgarisë dhe Rumanisë, do të pauzohet në inkuadrimin e vendeve tjera në BE.
XS
SM
MD
LG