Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës ka shprehur sot shqetësimin e vet në lidhje me gjendjen e krijuar në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe, pas vendimit të autoriteteve të atjeshme lokale për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ligjvënësit kosovarë kanë shprehur shqetësime se kjo mund t'u paraprijë tensioneve të reja në këtë pjesë të Kosovës në prag të përmbylljes së bisedimeve për statusin e Kosovës. Kuvendi ka vendosur që para se të marrë qëndrim për gjendjen në veri të Kosovës, të marrë informacione valide nga policia dhe KFOR-i.
XS
SM
MD
LG