Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, takohet me komandantin e forcave paqeruajtëse, gjeneralin Giuseppe Valotto dhe përfaqësuesit e Listës Serbe për Kosovën. Ai gjithashtu ka vizituar edhe kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz të Skënderajt dhe gjatë ditës do të qëndrojë edhe në Fushë Kosovë, për t’u takuar me udhëheqësit e atjeshëm vendorë. Nesër ndërkaq, kryeministri I Shqipërisë viziton Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin. Në Gjakovë, Kuvendi Komunal I këtij qyteti, në një ceremoni solemne në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, e shpallë kryeministrin e Shqipërisë Qytetar Nderi.
XS
SM
MD
LG