Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vazhduar sot ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, me ç'rast ka takuar komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, gjeneralin Giussepe Valotto, ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, Kuvendin e komunës së Fushë-Kosovës, si dhe Kishën Ortodokse Serbe në Fushë-Kosovë. Fillimisht, kryeministri Berisha, i cili dje ka takuar të gjithë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe të partive kryesore politike, si dhe shefin e UNMIK-ut Jessen Petersen, në orët e hershme të mëngjesit ka shkuar në Prekaz për të bërë nderime te varri i ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Më pas, kryeministri Berisha ka vizituar disa mjedise në komunën e Fushë-Kosovës që ka popullatë të përzier. Ai tha se në asnjë vend tjetër të Ballkanit plagët nuk kanë qenë më të mëdha se këtu dhe këtu nuk është fjala për dhjetëra vite më parë:
"Këtu është fjala për plagë të freskëta, të 1998/99, të 2004-ës dhe këtu vjen e nuk gjen asgjë prej tyre – i keni shëruar i keni mbyllur në mënyrën më fisnike, duke dëshmuar se në shpirtin tuaj ka një kod të thellë njerëzor, mbi të gjitha kodet dhe kushtetutat.", tha kryeministri Berisha.
XS
SM
MD
LG