Ndërlidhjet

SEUL


Korea e Veriut është duke i bërë përgatitjet për testimin e raketave me rreze të gjata veprimi, kanë bërë të ditur mediat. Zyrtarët besojnë se Peniani planifikon të testojë raketa me rreze veprimi 6 mijë kilometra, kapacitet ky që mund të arrijë në kontinentin amerikan. Zëdhënësi i Stejt Departamentit amerikan, Sen Mek Kormak, ka thënë se për SHBA-të testimi është një provokim dhe mund të shkel moratoriumin e vitit 1999 për testimin e raketave me rreze të gjata veprimi."Ne kemi mundësi të llojëllojshme teknike në planin kombëtar përmes të cilave mund të monitorojmë situatën. Ne sigurisht do të ndërrmarrim të gjitha masat e nëvojshme për të mbrojtur veteveten" tha zëdhënësi Mek Kormak.
XS
SM
MD
LG