Ndërlidhjet

MYNIH


Ekipet e Argjentinës, Holandës, Ekuadorit, Gjermanisë dhe Anglisë janë kualifikuar deri më tash për ndeshjet e raundit të dytë në Kampionatin Botrorë në Futboll që po mbahet në Gjermani. Ndërkaq në këto çaste është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Iranit dhe Portugalisë, në orën 18 takohen Republika e Çekisë – Gana si dhe Shtetet e Bashkuara ndeshen me Italinë në orën 21.
Në pragë të ndeshjes sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajz deklaroi: " Kam mësuar shumë kohë parë që të mos jap mendime të prera apo të bëjë parashikime për gjërat ku nuk kam shumë përvojë. Megjithatë do të doja të shoh që Shtetet e Bashkuara të luajnë mirë, por e di se ato do të duhet të luajnë shumë më mirë se në ndeshjen e parë për të shmangur eliminimin nga garat e mëtejme" tha Kondoliza Rajs.Ndërkohë mesfushori anglez Stiven Zherar ka deklaruar se Anglia nuk ka gjasa për të fituar titullin e kampionit nëse shumë shpejt nuk përmirëson lojën. Trajneri i Serbisë dhe Malit të Zi, Ilia Petkoviç, ka thënë se me tu kthyer nga kampionati do të lë punën në kombëtaren. Ai këtë deklaratë e bëri pasi Serbia dhe Mali i Zi u munden dje nga Argjentina me rezultat 6 me 0.
XS
SM
MD
LG