Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Veriut është duke i bërë përgatitjet për testimin e raketave me rreze të gjata veprimi, kanë bërë të ditur mediat. Zyrtarët besojnë se Pheniani planifikon të testojë raketa me rreze veprimi 6 mijë kilometra, kapacitet ky që mund të arrijë në kontinentin amerikan.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se për Shtetet e Bashkuara, testimi është një provokim dhe mund të shkelë moratoriumin e vitit 1999 për testimin e raketave me rreze të gjata veprimi.
"Ne kemi mundësi të llojëllojshme teknike në planin kombëtar, përmes të cilave mund të monitorojmë situatën. Sigurisht do t'i ndërrmarrim të gjitha masat e nëvojshme për të mbrojtur veten" tha McCormack.
XS
SM
MD
LG