Ndërlidhjet

TOKIO


Ende nuk dihet se kur do të fillojë testimi i raketave me rreze të gjata veprimi i Koresë Veriore. Më herët është raportuar se testimi pritet të ndodhë sot. Ministri i jashtëm i Japonisë ka thënë se nëse testimit ndodh shteti tij do të kërkojë mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit. Ndërkaq ambasadori amerikan në Japoni Tomas Shefer tha se lëshimi i raketave do të izolonte edhe më shumë Korenë e Veriut. " Mendoj se mesazhi kryesor këtu është se në shpresojmë se Korea e Veriut nuk do të ndërmarrë këtë veprim provokues dhe se ata do të kthehen në bisedimet gjashtë palëshe. Këto bisedime mund të jenë edhe më tutje produktive. Asgjë e mirë nuk do të vie prej tesimit të raketave nga ana e Koresë Veriore. Ky veprim do të izolonte koreanët verior edhe më shumë me komunitetin ndërkombëtarë" tha ambasadori Shefer.
XS
SM
MD
LG