Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë ka vlersuar sot se dhënia e pavarësisë Kosovës do të hapte "kutinë e Pandorës", sepse një gjë e tillë do të inkurajonte levizjet separatiste nëpër botë. Shefja e Qendrës koordinuese për Kosovën Sandra Rashkoviç Iviç tha se Beogradi do të pajtohej me një autonomi për Kosovën " më të gjërën të parë në Evropë". Ajo ka thënë se nëse nga bisedimet për statusin që mbikqyren nga Kombet e Bashkuara dhe Grupi i Kontaktit, lejohet shkëputja e Kosovës atëherë kjo do shkaktonte destabilizimin e gjithë Ballkanit dhe pjesëve tjera të Evropës.
XS
SM
MD
LG