Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka inaguruar sot Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i ri, zëvëndëson Komisionin e të Drejtave të Njeriut, i cili është kritikuar në të kaluaren pasi vende të njohura për shkelje të të drejtave të njeriut kanë qenë anëtare përfshirë : Libinë, Zimbabven dhe Sudanin . Në inagurimin e sotëm Kofi Anan ka bërë thirrje që Këshilli të mos politizohet dhe 47 vendet anëtare të shkëputen nga e kaluara . " Ky këshill përfaqëson një mundësi të mirë për Kombet e Bashkuara dhe për njerzimin që të përtrijë luftën për të drejtat e njeriut", ka thënë Anan.
Shtetet e Bashkuara e kanë statusin e vëzhgueses dhe jo anëtares së Këshillit. Uashingtoni votoi kundër formimit të këtij Këshilli. Ambasadori i SHBA-ve ne Kombet e Bashkuara, Xhon Bolton tha se në këtë form dhe me këto rregullore, Këshilli nuk është i fuqishëm të parandalojë shkeljen e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG