Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeminsitri Agim Çeku takohen në Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisë amerikane, Kondoliza Rajs.
Lidhur me temën e bisedimeve, Xheri Kinner, zëdhënëse për Evropën në Departamentin e Shtetit, për programin shqip të radios "Evropa e Lirë" tha: "Sekretarja e Shtetit do takohet me udhëheqësit kosovarë në një takim dy palësh.Ajo dhe udhëheqësit e Kosovës do të shohin përparimin e bërë në bisedimet e deritashme për statusin e ardhshëm të Kosovës si dhe veprimet që duhet të marrin liderët e Kosovës për një përfundim të suksesshëm të bisedimeve për statusin.", tha Kinner për të shtuar se "Sekretarja Rajs do kërkojë nga udhëheqësit e Kosovës të dëshmojnë fleksibilitet në bisedimet dhe t'i japin besimin e nevojshëm pakicave".
Ndërkaq nesër në Nju Jork mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës ku për ecurinë e standardeve në Kosovë do të flasë shefi i UNMIK-ut.
Më herët, Soren Jesen Petersen paralajmëroi se do ta njoftoi Këshillin e Sigurimit për progresin e arritur dhe theksoi se gjendja në Kosovë është përmirësuar.
XS
SM
MD
LG