Ndërlidhjet

NJU YORK


Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush kërkoi sot sërish nga Irani që të ndalë programin e vet bërthamor ose në të kundërtën do të përballet me sanksione të fuqishme ekonomike dhe politike.
"Liderët e Iranit po sponsorizojnë terrorin, mohojnë drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, dhe kërcënojnë ekzistencën e aleatit tonë Izraelit.Duke zhvilluar aktivitetet berthamore ata maskojnë perpjekjet për të zotëruar armë bërthamore.Ky regjim po sfidon Këshillin e Sigurimit dhe Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Armët bërthamore në duart e këtij regjimi do të ishin kërcënim serioz të njerëzve kudo",tha presidenti Bush duke folur në klasën e të diplomuarve në Universitetin Merchant Marine Akademy në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG